Burg në fundjavë?/ Avokati Hoxha: Mbi 90% e të paraburgosurve janë në masën “arrest me burg”

schedule18:29 - 25 Mars, 2024

schedule 18:29 - 25 Mars, 2024

Avokati Arbër Hoxha në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Special Report” në ABC News foli për ndryshimet e propozuara nga Ministria e Drejtësisë për Kodin Penal.

Ai u ndal te sugjerimi për burg në fundjavë, ku tha se ekziston në Kodin Penal ndonëse nuk është zbatuar. Ndër të tjera ai tha se mbi 90% e të paraburgosurve janë në masën “arrest me burg”.

Gjysmë liria është për dënime deri në 3 vite burg. Të rinjtë e dënuar me 3 vite burg, ta shlyejnë gjatë fundjavës. Për hir së vërtetës, institut ekziston në kodin penal.

Koha e paraburgimit konvertohet në kohë dënimi. Mbi 90% e të paraburgosurve janë në masën “arrest me burg”. Nuk është më shumë çështje ligji sesa çështje konceptuale e gjykatës. Duhet një ndryshim në konceptin e gjykatës. Në radhë të parë Kodi Penal, për veprat penale jo më rrezikshmëri të madhe sjell mbipopullim të burgjeve.

Burgu në fundjavë është benefit për të rinjtë, pasi nuk është e domosdoshëm të lejnë punët apo studimet.“, tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!