Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Burg kush cenon gazetarët/ Gjikondi: Nen dinak. Gazetaria shqiptare nuk ka një ligj, duhet të ketë një rregullator

schedule20:26 - 28 Janar, 2026

schedule 20:26 - 28 Janar, 2026

Kuvendi miratoi ndryshimet në Kodin Penal që parashikojnë dënim nga 1 deri në 5 vite burg për çdo person që ushtron dhunë ndaj gazetarëve. Ndërsa ligji synon forcimin e mbrojtjes së medias, ai ka ngritur diskutime dhe debate mbi nevojën reale dhe mënyrën e zbatimit të tij.

E ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, juristja Brizida Gjikondi shprehu rezerva duke theksuar se një ligj duhet të lindë si përgjigje ndaj një fenomeni konkret, ndërkohë që sipas saj nuk ka pasur raste të shpeshta të dhunimit të gazetarëve. Ajo e cilësoi këtë nismë si një ligj “dinak”, duke nënvizuar mungesën e një kuadri të plotë ligjor që përcakton qartë statusin, kriteret dhe mbrojtjen e profesionit të gazetarit në Shqipëri.

“Një ligj krijohet kur ka një fenomen dhe kur ka një fenomen duhet rregulluar. Unë nuk di që të jetë hasur ky dhunim i gazetarëve. Unë mendoj që është një nen dinak dhe më shumë përfitojnë ata që janë jashtë këtij grupimi. Sa i takon mbrojtjes, sot e kësaj dite gazetaria shqiptare nuk ka një ligj, që të jetë si rregullator, ose të jetë si një kod etil.



Të ketë një rregullator për ata që përcakton disa kritere se kush quhet dhe jo gazetar. Ka shumë organizata të gazetarëve, por asnjëherë nuk kanë vizionin për të nxjerrë një rregull. Në Shqipëria gjërat gjithnjë bëhen nga fundi. Kemi ligjin për shpifjet, por nuk ka një term specifik. Nuk dihet se si do zbatohet”, tha Gjikondi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!