Burg e 10 mijë euro dëmshpërblim? Gjergj Leka tregon përplasjen me Flutura Açka

schedule18:23 - 14 Janar, 2022

schedule 18:23 - 14 Janar, 2022

Një përplasje e fortë dhe e shumëdiskutuar mes Gjergj Lekës dhe Flutura Açkës ndodhur disa vite më parë u rivendos në vëmendje sot në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçi. Vetëm kantautori zgjodhi të hedh dritë në historinë e zhvilluar rreth 6 vite më parë, ku Açka shkruante mbi një bisedë të Lekës me këngëtaren e mirënjohur shqiptare Parashqevi Simakun.

U përfol se Leka kërkoi përpilimin e një ankimi për “fyerje” kundër shkrimtares, dënimin me 1 vit burg të shkrimtares për kryerjen e veprës penale të “fyerjes së kryer botërisht”, si dhe dëmshpërblimin e kantautorit për dëmin pasuror e jo pasuror të shkaktuar në masën 10 mijë euro. Por cila është e vërteta pas këtyre deklaratave?

“Këto 10 mijë euro dëmshpërblim e një vit burg, janë të thëna nga një avokat. Kjo puna e burgut? Këto janë budallallëqe, madje edhe me Fluturën jam takuar…” – sqaron Gjergj Leka. Për më tepër Leka shtoi se i qëndron deklaratave të kohës, por tashmë kjo çështje i takon të shkuarës dhe “goditje” të tilla i pret për shkak të pozitës së tij në fushën e artit.

“Unë fjalët që i kam thënë vetë, nuk u heq një presje. Kam pasur jo vetëm presione, por nuk më bëhet vonë fare. Në qoftë se jam i bindur për atë që them. Pastaj sa gjëra zbukurohen unë ndonjëherë edhe kam qeshur. Ndoshta në këto gjëra mund të më jetë mërzitur nusja më tepër por unë isha mësuar.”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!