Burg babait dhe dy djemve/ Vrasja e dy vëllezqrve në Roskovec, Apeli lë në qeli autorët

schedule11:40 - 15 Tetor, 2024

schedule 11:40 - 15 Tetor, 2024

Gjykata e Apelit, vendosi të martën, të lërë në burg, 49-vjeçarin Altin Kuka, dy djemtë e tij Ervisin dhe Emaurision, por edhe bashkepunëtorin e tyre Tomor Zykën, të cilët u arrestuan disa javë më parë sit ë dyshuar për vrasjne e dy vellezerve ne Roskovec, Lavdrim dhe Gramos Kurtaj në Roskovec.

4  të arrestuarit, apeluan, vendimin e shkallës së parë të gjykatës së Fierit, duke pretenduar një masë më të butë sigurie, por me një vendim unanim, togat e zeza të Apelit, lanë në fuqi “arrestin me burg” të marrë fillimisht më 13 shtator.

Para dyerëve të gjykatës së Apelit, ishin mbledhur, fëmijët, nëna, vëllezërit dhe dhjetëra të afërm të tjerë të dy viktimave Lavdrim dhe Gramos Kurtaj.

Nëna e Lavdrimit dhe Gramozit, Safgjia Kurtaj kërkoi dënim maksimal për autorët.

Edhe vëllai i viktimave, kërkoi drejtësi nga Gjykatat, duke shtuar se vëllezërit e tij nuk u kishin asnjë faj autorëve.

Altin Kuka, 49 vjeç, dyshohet  se pas një sherri banal, ka marrë armët dhe bashkë me dy fëmijët e tij, Ervis Kuka, 21 vjeç dhe Emaurisio Kuka, 18 vjeç, ndihmuar edhe nga Tomor Zyka, kanë vrarë vëllezërit Gramoz dhe Lavdimir Kurtaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!