Burbock në Lindjen e Mesme, do të vizitojë Jordaninë, Izraelin dhe Libanin

schedule10:17 - 19 Tetor, 2023

schedule 10:17 - 19 Tetor, 2023

Ministrja e Jashtme Analena Burbock është nisur për një udhëtim në Lindjen e Mesme, me qëllim lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi, përfshirë tetë gjermanë.

Burbock do të vizitojë Jordaninë, Izraelin dhe Libanin.

Pak para nisjes së saj për në Aman, ministrja përsëriti “solidaritetin e palëkundur” të qeverisë gjermane me Izraelin, duke theksuar në të njëjtën kohë se “lufta jonë është kundër Hamasit dhe jo kundër popullatës civile palestineze, e cila gjithashtu po vuan shumë”.

Burbock gjithashtu vuri në dukje se dëshiron që me udhëtimin e saj të avancojë përpjekjet për të liruar pengjet e rrëmbyer nga Hamasi gjatë sulmit të tij ndaj Izraelit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!