Bundestagu vendos: Gjermania mbështet hapjen e negociatave Shqipëri-BE

schedule22:00 - 26 Shtator, 2019

schedule 22:00 - 26 Shtator, 2019

Bundestagu votoi pro hapjes se negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Me shumicë votash, parlamenti gjerman miratoi rezolutën e dy grupimeve parlamentare të partive në pushtet për hapjen e negociatave me kushte për Shqipërinë.

Bundestagu gjerman votoi për hapjen e negociatave të anëtaresimit mes Shqipërisë dhe BE. Pas një diskutimi rreth 40 minuta në sëancen e kësaj të enjteje, parlamenti në Berlin miratoi me votat e ligjvënësve të maxhorancës në pushtet rezoluten e grupimeve CDU/CSU dhe SPD që autorizon qeverinë federale të mbështesë hapjen e negociatave me kushte mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian në samitin e tetorit.

Rezoluta mori 395 vota pro, 188 kundër dhe 16 abstenim ne parlamentin e Gjermanise.

Gjatë diskutimeve në seancë e parlamentit gjerman deputeti socialdemokrat, Josip Juratovic kërkoi hapjen e negociatave për Shqipërinë, duke deklaruar se duhet t’i jepet një shans këtij vendi  dhe Maqedonisë së Veriut.

Ndersa deputeti i CDU/CSU, Florian Hahn tha se Shqipëria ka bërë përparime në sistemin e gjyqësorit, por ka ende punë për të bërë në luftën kundër krimit të organizuar.

Deputeti tjetër i CDU/CSU Peter Beyer tha se nga Shqipëria priten rezultate konkrete në Reformën Zgjedhore

Rezoluta që u miratua, e propozuar nga dy grupet e koalicionit qeverisës, CDU-CSU dhe Social Demokratët përmban një listë me kushte për tu përmbushur nga Shqipëria që duhet të kontrollohen nga qeveria gjermane. Dy prej kushteve, ngritja e Gjykatës Kushtetuese e Gjykatës e Lartë dhe miratimi i reformën zgjedhore me pëlqimin  e palëve politike, duhet të përmbushen përpara konferencës së parë mes qeverisë shqiptare dhe BE në pranverë të vitit 2020

Një  listë e dytë kushtesh duhen plotësuar para hapjes së dy kapitujve të parë të negociatave. Ne to perfshihen zbatimi i reformës zgjedhore, fillim i procedurave penale kundër gjykatësve dhe prokurorëve të akuzuar në procesin e Vettingut, hetimi dhe dënimi i personave te perfshire ne shitblerje të votave si dhe ngritja dhe funksionimi i SPAK. Më tej në rezolutë thuhet se prioritet është kapërcimi sa më shpejt i krizës politike. Rezoluta kërkon gjithashtu edhe  të sqarohet legjitimitetit i zgjedhjeve të 30 Qershorit nga Gjykata Kushtetuese.

Nderkaq në një nga pikat e rezolutës bëhet e qartë se negociatat e BE me Shqipërinë duhet të ndalojnë nëse vendi ngadalëson zbatimin e reformave të nisura. /ABc news Albania 247

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!