Bundesliga/ “Zgjohet” Dortmund, “Verdhezinjtë” mundin RB Leipzig në “Signal Iduna Park”

schedule20:16 - 2 Nëntor, 2024

schedule 20:16 - 2 Nëntor, 2024

Ishte padyshim një fitore e madhe, që vinte pas tri humbjeve radhazi, në Champions, kampionat e Kupë.

“Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund kanë shkëlqyer mbrëmjen e kësaj të shtune, teksa në “Signal Iduna Park” kanë arritur të mundin “Demat” e RB Leipzig, me rezultatin 2-1, në sfidën e vlefshme për javën e 9-të të Bundesliga.

Pavarësisht se triumfues dolën vendasit, goli i parë erdhi nga djemtë e Marco Rose, me “bomberin” slloven, Benjamin Sesko, i cili tundi rrjetën e Meyer në minutën e 27’-të, megjithatë avantazhi nuk zgjati shumë, me “fantazistin” Maximilian Beier, që shfrytëzon mjaft mirë një pasim të Nmecha, për të mbyllur pjesën e parë në rezultatin 1-1.

Me nisjen e fraksionit të dytë të lojës erdhi edhe goli i dytë i “Verdhezinjve” të Nuri Sahin, me “yllin” e sulmit, Serhou Guirassy, i cili kap bukur një pasim të Beier dhe çon topin në rrjetë, duke siguruar një fitore të madhe për skuadrën e tij.

Falë këtij triumfi, skuadra e Borussia Dortmund ngjitet në vendin e pestë të renditjes me 16 pikë, po aq sa Bayer Leverkusen dhe 1 pikë më pak se Eintracht Frankfurt i vendit të tretë, ndërsa “Demat” e RB Leipzig mbeten në vendin e dytë të tabelës me 20 pikë, 3 më pak se “Bavarezët” e Bayern Munich kryesues. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!