Ishte padyshim një përballje spektakolare dhe kjo mund të shihet që nga rezultati 3-3.
“Bavarezët” e Bayern Munich regjistruan sfidën e tretë radhazi pa fitore, me djemtë e Vincent Kompany, të cilët këtë herë ndanë pikët me “Shqiponjat” e Eintracht Frankfurt, pikërisht në “shtëpinë” e këtyre të fundit, “Deutsche Bank Park”.
Heroi i vendasve ishte padyshim “ylli” egjiptian Omar Marmoush, i cili fillimisht shënoi një gol e asistoi një tjetër për Ekitike, për të plotësuar dopietën personale në sekondat e fundit të sfidës, duke nxjerrë “të pavlefshme” rrjetat e Kim Min-Jae, Upamecano e Michael Olise.
Falë këtij rezultati Bayern Munich vijon të mbetet në vendin e parë të tabelës me 14 pikë, po aq sa Leipzig dhe vetëm 1 pikë më shumë se “Shqiponjat” e Eintracht Frankfurt. /i.m /abcnews.al