Bundesliga/ Union Berlin kërkon “kthesën” ndaj Dortmund, Leipzig fitoren ndaj Bochum

schedule14:38 - 7 Tetor, 2023

schedule 14:38 - 7 Tetor, 2023

Në orën 15:30 do të startojnë 4 sfidat e para të kësaj të shtune, të vlefshme për javën e 7 të Kampionatit gjerman të futbollit, Bundesliga, ku pritet spektakël i vërtetë në 3 prej sfidave të mesditës.

Kështu, në “Signal Iduna Park”, “verdhezinjtë” e Borussia Dortmund do të presin kundërshtarët e Union Berlin, me këta të fundit, që do të kërkojnë rikthimin te fitorja, pas plot 6 javëve humbje, mes kampionatit e UEFA Champions League.

Në “Red Bull Arena”, “demat” e RB Leipzig kërkojnë të ruajnë ecurinë pozitive në Bundesliga, teksa për sfidën ndaj Bochum ka vendosur të përdorë të gjithë “yjet” e ekipit, duke filluar që nga Xavi Simons e deri te Lois Openda e Benjamin Sesko.

Ndërkaq, në “MHP Arena” skuadra e Stuttgart, e cila aktualisht ndodhet në vendin e 2-të të kampionatit do të kërkojë të ruajë serinë e fitoreve radhazi, kësaj here ndaj skuadrës së Wolfsburg, ku “majën” e sulmit për vendasit e udhëheq, “njeriu i momentit” në Gjermani, Serhou Guirassy, me “bomberin” malez që ka arritur deri më tani të shënojë 10 gola e të asistojë 1 tjetër. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: 

Borussia Dortmund – Union Berlin 

Stuttgart – Wolfsburg 

RB Leipzig – Bochum 

Augsburg – Darmstadt

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!