Bundesliga rikthehet, dribluesi më i mirë është një surprizë!

schedule16:19 - 13 Maj, 2020

schedule 16:19 - 13 Maj, 2020

Kur përmendim statistikat e driblimeve, më konkretisht në Bundesliga, emrat e parë që na vijnë në mendje janë Gnabry, Sancho, Reues të tjerë. Më saktë, futbollistë që luajnë në reparte të avancuara, sidomos në krahët e sulmit, aty ku driblimet duhet të jenë arma më e fortë.

Por, dribluesi më i mirë në Bundesliga, është një emër surprizë. Futbollisti më i suksesshëm në driblimin ndaj kundërshtarëve, është mesfushori i Bayern Munchen, Thiago Alcantara. Edhe pse roli i tij është një “8” klasike, spanjolli nuk ngurron asnjëherë të mposhtë kundërshtarin e tij një kundra një, edhe në zona të rrezikshme.

Deri më tani këtë sezon, Alcantara ka tentuar 77 driblime, duke kompletuar 67, me një përqindje suksesi plot 87%. Alcantara ndiqet nga numri 10 i Eintracht Frankfurt, Filip Kostic, me 59.3% sukses./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!