Bundesliga/ “Paqe” në elitën gjermane, vetëm Monchengladbach siguron fitore në mesditë

schedule17:36 - 24 Shkurt, 2024

schedule 17:36 - 24 Shkurt, 2024

Stuttgarti nuk arrin të regjistrojnë fitoren e pestë radhazi në Bundesliga, duke humbur dy pikë në garën për zonën Champions League. Skuadra e Hoeness nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në shtëpi përballë Koln.

Millot kaloi Stuttgartin në avantazh në minutën e 53’, por miqtë reaguan dhe evituan humbjen falë golit të Martel pas nëntë minutash. Në sfidat e tjera ra në sy rikthimi te fitorja i M’Gladbach pas pesë ndeshjes.

Në krahun tjetër, skuadra e Borussia Monchengladbach fitoi me rezultatin e thellë, 5 me 2 kundër Bochum, ndërsa në përballjet Union Berlin-Heidenheim e Werder Bremen-Heidenhem nuk pati fitues, me sfidat që u mbyllën e me rezultatet 2 me 2 e 1 me 1.

Skuadra udhëtuese mori një pikë shprese për objektivin mbijetesë, por nuk pati fat pasi VAR-i anuloi dy gola të Tim Skarkes. Klaus Gjasula u aktivizua për 70 minuta për Darmstadtin. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT:

Borussia Monchengladbach 5 – 2 Bochum

Union Berlin 2 – 2 Heidenheim

Werder Bremen 1 – 1 Darmstadt

Stuttgart 1 – 1 Koln

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!