Bundesliga/ Musiala nderon Bayern, Dortmund “bie” në Mainz, Leverkusen majftohet me 1 pikë ndaj Bochum

schedule17:26 - 9 Nëntor, 2024

schedule 17:26 - 9 Nëntor, 2024

Dikush fitoi, dikush barazoi e dikush humbi.

Ky ishte “bilanci” i javës së 10-të të kampionatit për “gjigantët” e Bundesliga, me Bayern Munich, Bayer Leverkusen e Borussia Dortmund që paten fate të ndryshe.

“Gjigantët” e Mynihut siguruan fitoren e radhës në elitën e futbollit gjerman, me djemtë e teknikut Vincent Kompany, që u mjaftuan me një gol nga Jamal Musiala për të fituar transfertën e të saporikthyerve në elitë, St. Pauli.

Në krahun tjetër, “Aspirinat” e Bayer Leverkusen nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 1-1, në transfertën e Bochum, me kampionët në fuqi të Gjermanisë që shënuan të parët falë Patrik Schick, megjithatë vendasit nuk u dorëzuan deri në fund, ku arritën të gjenin edhe golin e barazimit falë japonezit Koji Miyoshi.

Humbje katastrofike kanë pësuar “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund, të cilët u mundën me shifrat e thella, 3-1 në transfertën e Mainz, ku për vendasit golat erdhën nga Lee Jae-Sung, Bukardt e Nebel, ndërsa për djemtë e Nuri Sahin mendoi Serhou Guirassy, i cili barazoi shifrat përkohësisht në minutën e 40’-të, por pa mundur të bëjë më shumë.

Falë këtyre rezultateve, Bayern ngjitet në kuotën e 26 pikëve dhe tashmë është i shkëputur 6 pikë nga Leipzig i vendit të 2-të, Bayer Leverkusen mbetet në vendin e 4-t të renditjes me 17 pikë, ndërsa “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund vijojnë të mbetet në vendin e 7-të të tabelës, me 16 pikë, pa 10 javëve.

Ndërkaq, në sfida të tjera këtë të shtunë, Werder Bremen fitoi 2-1 në “shtëpi” ndaj skuadrës së Holstein Kiel. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!