Bundesliga/ “Klasikja” mbyllet në barazim, Dortmund e Bayern ndajnë pikët në “Signal Iduna Park”

schedule20:36 - 30 Nëntor, 2024

schedule 20:36 - 30 Nëntor, 2024

Ishte ndryshe nga përballjet e fundit që ishim mësuar.

Ka përfunduar në barazim “Klasikja” e futbollit gjerman, mes “Verdhezinjve” të Borussia Dortmund e “Bavarezëve” të Bayern Munich, me 90 minutat në “Signal Iduna Park”, që nuk panë më shumë se 1 gol për secilën skuadër.

Fillimisht ishin djemtë e Nuri Sahin që gjetën rrugën e rrjetës, me anë të Jamie Gittens, i cili çoi peshë tifozët vendas në minutën e 27’-të, ndërsa për të vulosur barazimin mendoi “ylli” i Bayern Munich, Jamal Musiala, në minutën e 85’-të, ku një ndikim të madh në paraqitjen e “Bavarezëve” pati edhe dëmtimi i Harry Kane në minutën e 33’-të.

Falë këtij rezultati, Bayern ngjitet në kuotën e 30 pikëve dhe qëndron 7 pikë larg vendit të dytë, Eintracht Frankfurt, ndërsa Borussia Dortmund mbetet në vendin e 5-të me 20 pikë. /i.m /abcnews.al