Bundesliga jo një opsion, Myrto Uzunin e duan në La Liga

schedule08:45 - 19 Maj, 2020

schedule 08:45 - 19 Maj, 2020

Myrto Uzuni në verë me shumë mundësi do të ndryshojë ekip. Dinamo Zagreb si zakonisht është opsion për çdo lojtar të mirë të Lokomotivës dhe nuk bën përjashtim as beratasi, i cili në Superiore është aktivizuar me Apoloninë dhe Laçin.

Ofertat për të nuk kanë munguar edhe në janar, ndërkohë që më pas është vëzhguar nga disa klube. Nëntë golat e shënuar në 23 takime të kampionatit kroat janë një shifër shumë e mirë, duke ditur se Uzuni nuk luan në majë të sulmit.

Sulmuesi anësor, ka folur së fundmi në Supersport dhe është shprehur se ka disa oferta dhe se mund të luajë në çdo kampionat të madh, veç Bundesliga, ku ai mendon se nuk do të përshtatej.

Mes të tjerash Uzuni ka zbuluar se janë dy klube të La Liga që e vëzhgojnë atë prej kohësh dhe kanë bërë oferta zyrtare. Në fund të këtij sezoni priten zhvillime dhe sulmuesi është gati për një aventurë të re, në një kampionat më të fortë se kroati. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!