“Bundesliga e trishtë dhe e mërzitshme”, befason portieri i kombëtares

schedule09:55 - 8 Qershor, 2020

schedule 09:55 - 8 Qershor, 2020

Bernd Leno ka luajtur me Stuttgart dhe Bayer Leverkusen përpara se të transferohej tek Arsenali në verën e vitit 2018. Portieri gjerman, i cili numëron gjashtë ndeshje të zhvilluara me kombëtaren, nuk sheh asgjë interesante te Bundesliga.

Në një prononcim për SWR Fussball, 28-vjeçari flet hapur rreth dominimit të Bayern Munchen, që kryeson me 7 pikë nga vendi i dytë dhe është shumë afër fitimit të titullit të radhës. “Bayern Munchen e ka fituar titullin kampion, si gjithmonë, si çdo vit.

Kampionati gjerman është i mërzitshëm dhe i trishtueshëm. Gjithmonë ka shpresa se do të bëhet një garë emocionuese për titullin, por nuk shoh se do të ndodhë diçka e tillë në vitet e ardhshme. Bayerni është shumë i fortë“, deklaron portieri i Arsenal. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!