Bundesliga/ Dortmund e Union Berlin udhëtojnë drejt transfertave, “aspirinat” e Xhakës kërkojnë fitoren ndaj Gladbach

schedule09:36 - 26 Gusht, 2023

schedule 09:36 - 26 Gusht, 2023

Java e 2-të e kampionatit gjerman të fubtollit, Bundesliga nisi me spektakël të vërtetë, teksa mbrëmjen e së premtes që sapo lamë pas, “demat” e Leipzig mundën me rezultatin e thellë, 5 me 1, në “Red Bull Arena”, rivalët e Stuttgart.

Pas kësaj sfide këtë të shtunë do të zhvillohen dhe 6 përballje të tjera të kësaj jave të Bundesliga-s, ku 5 prej tyre do të jenë në orën 15:30, ku më të rëndësishmet do të jenë transfertat e Borussia Dortmund dhe Union Berlin, ekipe që do të ndeshen respektivisht ndaj Bochum e Darmstadt.

Ndërkaq, në sfidat e tjera, skuadra e Koln do të presë në shtëpi “të gjelbrit” e Wolfsburg, “shqiponjat” e Freiburg do të luajnë ndaj Werder Bremen, të sapongjiturit në elitë, Heidenheim do të presin në “shtëpi” skuadrën e Hoffenheim dhe gjithçka do të mbyllet me përballjen e orës 18:30, Borussia Monchengladbach-Bayer Leverkusen. /i.m /abcnews.al