Mesfushori i Chelsea, Kai Havertz, ka folur rreth aventurës së tij të re në Angli. Gjermani tregon se sa ndryshe është Premier League dhe se si ai po përshtatet me stilin e futbollit anglez.
“Në fillim ishte e vështirë për mua sepse kampionati anglez është komplet ndryshe nga ai gjerman. Ka më shumë intensitet dhe këtë gjë e vura re që në ndeshjet e para,” deklaron fantazisti.
“Këtu ka më shumë duele dhe duhet të vraposh më shumë. Bundesliga nuk është keq, por këtu ndeshjet janë më emocionuese. Sipas mendimit tim këtu nuk ka lojtarë të mirë apo të dobët, pasi që të gjithë janë të një niveli të lartë,” mbyll Havertz. /abcnews.al