Bundesliga/ Borussia Dortmund “bie” në Berlin, “Aspirinat” e Leverkusen ngecin ndaj Holstein Kiel

schedule17:16 - 5 Tetor, 2024

schedule 17:16 - 5 Tetor, 2024

Ishin padyshim rezultate surprizuese, sidomos pas performancave të regjisturara së fundmi.

“Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund dhe “Aspirinat” e Bayer Leverkusen kanë zhgënjyer jo pak në javnë e gjashtë të Bundesliga, me djemtë e Nuri Sahin që u mundën 2-1 ndaj Union Berlin, ndërsa kampionët barazuan 2-2 me Holstein Kiel

Kështu, në “Stadion An der Alten Forsterei”, vendasit e Union Berlin realizuan dy gola të shpejtë në pjesën e parë, me Vogt e Vertessen për të siguruar një fitore të madhe, fitore e cila nuk mund të ndalej pavarësisht se norvegjezi Julian Ryerson ngushtoi shifrat në minutën e 62’-të të sfidës.

Në krahun tjetër, “Asprinat” e Xabi Alonso shpërdoruan avantazhin e dyfishtë të siguruar në pjesën e parë, në “BayArena”, me golat e Boniface e Hofmann, që u barazuan nga Geschwill e Arp, duke siguruar kështu barazimin e dytë radhazi në elitë.

Ndërkaq, në sfida të tjera, Wolfsbrug fitoi 2-0 transfertën e Bochum, ndërsa Freiburg mundi minialisht 1-0 skuadrën e Werder Bremen. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!