Bundesliga/ Bayern bën “poker” ndaj Stuttgart, Kane shënon tre në fitoren “bavareze”

schedule20:36 - 19 Tetor, 2024

schedule 20:36 - 19 Tetor, 2024

Jo më kot janë në krye të elitës së futbollit gjerman.

Kryesuimi i “Demave” të RB Leipzig ka zgjatur shumë pak, me “Bavarezët” e Bayern Munich që kanë mundur me rezultatin e thellë, 4-0, skuadrën e Stuttgart, në përballjen e vlefshme për javën e shtatë të Bundesliga.

Protagonist absolut të fitoren e thellë të djemve të Vincent Kompany ishte padyshim “bomberi” Harry Kane, me anglezin, i cili shënoi tre herë në portën e kundërshtarëve, ndërsa të vulosur triumfin spektakolar, me katër gola mendoi anësori francez i sulmit, Kingsley Coman.

Siç theksuam edhe më sipër, falë këtij rezulati Bayern ngjitet në vendin e parë të tabelës, me 17 pikë, po aq sa Leipzig i vendit të dytë, por me një golavarazh shumë më të thellë se këta të fundit, ndërsa Stuttgart mbetet në vendin e nëntë, me 9 pikë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!