Bundesliga/ Bayern “asist” Leverkusen, “Aspirinat” vetëm 1 fitore larg titullit të parë kampion

schedule17:56 - 6 Prill, 2024

schedule 17:56 - 6 Prill, 2024

Jaën vetëm 90 minuta larg, nëse arrijnë të fitojnë sfidën e radhës, në “shtëpi”, ndaj Ëerder Bremen. “Aspirinat” e Bayer Leverkusen kanë arritur një fitore tjetër, mesditën e kësaj të shtune, teksa vijojnë të mbeten të pamposhtur këtë sezon dhe pas humbjes shokuese të “Bavarezëve”, të Bayern Munich, tashmë nevojitet vetëm një 3 pikësh tjetër, për t’u bërë pjesë e historisë së Bundesliga.

Për djemtë e Xabi Alonso mjaftoi vetëm një gol, në transfertën e “Olympiastadion”, të Berlinit, ku si kundërshtarë kishin vendasit e Union, me këta të fundit që mbetën me 10 lojtarë, pas daljes me kartonin e kuq, të anësorit, Robin Gosens, i cili shkaktoi edhe një 11-metërsh e nga pika e bardhë e penalltisë, “ylli” i skuadrës, Florian Ëirtz nuk gaboi duke shënuar golin e vetëm të sfidës.

Në krahun tjetër, në “Voith-Arena”, vendasit e Heidenheim arritën një fitore të madhe, kundër “Bavarezëve” të Bayern Munich, teksa arritën të mundin “gjigantët” gjermanë, me rezultatin e ngushtë, 3 me 2. Goli i Sessa në minutën e 50’-të dhe një dopietë e Kleindienst, në minutat 51’ e 79’ përmbysën avantazhin e djemve, të Thomas Tuchel, me Harry Kane e Serge Gnabry, që shënuan në minutat 38’ e 45.

Kështu, “Bavarezët” mbeten në vendin e dytë me 60 pikë, plot 16 pikë më pak, se “Aspirinat” e Bayer Leverkusen, me këta të fundit që nëse arrijnë të fitojnë përballjen e javës së ardhshme shpallen automatikisht kampionë, teksa do ishte totalisht e pamundur për skuadrën e Bayern Munich, të siguronin plot 17 pikë, në 5 javët e fundit të kampionatit.

Ndërkaq, në sfida të tjera të kësaj të shtune, skuadra e Koln mposhti në “shtëpi”, miqtë e Bochum me rezultatin e ngushtë 2 me 1, “Demat” e RB Leipzig luajtën “poker”, në fitoren 1 me 4, ndaj “Shqiponjave” të Freiburg, ndërsa Mainz shpërfytyroi me rezultatin e thellë, 4 me 0, skuadrën e Darmstadt, ku protagonist me një gol ishte edhe “fantazisti” me prejardhje shqiptare, Brajan Gruda. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT: 

Union Berlin 0 – 1 Bayer Leverkusen

Heidenheim 3 – 2 Bayern Munich

Freiburg 1 – 4 RB Leipzig

Mainz 4 – 0 Darmstadt

Koln 2 – 1 Bochum

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!