Ishte një ndeshje pa gola, por jo pa emocion.
Augsburg e Hoffenheim janë “përplasur” me njëra-tjetrën në kuadër të javës së 10-të të kampionatit gjerman të futbollit, Bundesliga me sfidën që u mbyll me shifrat e barabarta 0-0.
Rastet ishin të shumta nga të dyja skuadrat me vendasit që tentuan shumë herë portën me Onyeka, Claude-Maurice e Tiets, mirëpo një super Baumann mohoi golat e Augsburg, ndërsa në krahun tjetër Andrej Kramaric nuk mundi të prodhojë me “magjinë” e tij, golin e fitores.
Falë këtij rezultati, skuadra e Augsburg shkon në kuotën e 12 pikëve dhe mbetet në vendin e 12-të, ndërsa Hoffenheim ngjitet në vendin e 15-të të tabelës, me 9 pikë. /i.m /abcnews.al