Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku foli për sezonit turistik, ndërsa tha se parashikohen që deri në fund të vitit ky numër të arrijë në 10 milionë. Ajo tha në “Sheshi i Dollarit” se qeveria ka nisur punën që në muajin tetor për sezonin e ardhshëm turistik, duke theksuar se Shqipëria tashmë është kthyer në një destinacion të preferuar nga të huajt dhe jo vetëm.
Pjesë nga intervista:
Pyetja: Do të ketë një impakt me rëndësi në ekonominë e vendit, e thashë edhe më herët , turizmi është kthyer në një nga shtyllat kryesore ku po mbështete ekonomia, ku bumi turistik duket se do të vijojë edhe më tej dhe operatorët janë optimistë për këtë, shifrat na kanë treguar me fluturimet dhe numrin e turistëve që kanë ardhur në vend?
Balinda Balluku: Kjo është e vërtetë. Kolegia ime Mirela Kumbaro, dje dha një informacion për mediat duke thënë se numri i turistëve deri në fund të tetorit ka arritur deri në 9 milionë. Kështu që ne besojmë se do arrijmë 10 milionë turistë deri në fund të 2023, ashtu siç ka qenë plani ynë, por jo ai plani fillestar, sepse për të thënë të drejtën edhe ne jemi surprizuar nga ky bum turistik. Sigurisht që operatorët janë optimistë, por e gjithë kjo kthehet në një përgjegjësi për qeverinë shqiptare dhe ne kemi nisur nga puna. Zakonisht puna për sezonin niste në mars, këtë vit kemi nisur që në tetor së bashku më Ministrinë e Turizmit dhe do ketë disa ndryshime të mëdha për sa I përket trajtimit të ujerave të ndotura, për sa I përket zhvillimeve infrastrukturore në zonat turistike dhe sigurisht energjizimit të të gjitha zonave, po punohet dhe me ujësjellës kanalizimet në të gjitha këto zona, për të përballuar këtë fluks. Ne po punojmë sot sipas shifrave të 2027. Aviacioni Civil është në momentin më të mirë. Ne shpresojmë që Vlora t’i qëndrojë kalendarit të ndërtimit pasi me të vërtetë në Tiranë jemi në ezaurim të kapaciteteve përpunuese, sigurisht që Tirana vazhdon dhe bën një punë të mirë. Pra koncesionari, në rritjen e kapaciteteve , në shtimin e gjatësisë së pistës, pista do rivishet , sepse e ka kohën teknike për të ndodhur ky proces, por nga ana tjetër Aeroporti i Vlorës do t’i jepte një frymëmarrje Aviacionit Civil dhe sidomos atij turistik.