Bumçi zbulon dy kushtet e bashkimit të PD: Vota dhe largimi pas humbjes

schedule19:44 - 14 Mars, 2022

schedule 19:44 - 14 Mars, 2022

Aldo Bumçi, anëtar i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike deklaron se 90% e strukturave nuk mbështesin Lulzim Bashën.

I ftuar në studion e “Radar Informativ” me Juli Xhokaxhi, Bumçi tha se janë dy kushte që mund t’i bashkojnë demokratët tashmë të ndarë në dy kampe; vota dhe largimi i Bashës pas humbjes.

“Historia është shumë e qartë. Në 11 dhjetor 80% të strukturave të PD vendosën shkarkimin e zotit Basha. Për fat ne patëm edhe zgjedhje. Dhe nuk jemi më në dy realitete. Në zgjedhje ne kemi marrë 70% të votuesve. Zoti Basha garonte me logon e PD. 90% e strukturës së PD është kundër Bashës.

Bashkimi ndodh mbi dy shtylla; është vota, nuk shpikim dot një mekanizëm tjetër dhe tjetra janë rregullat e bashkëjetesës. Këto rregulla janë dy kushtet për bashkimin e demokratëve”, deklaroi ai. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!