Bum rastesh me Covid-19 në Greqi, skenari për rikthimin e maskës, ekspertët thirrje për vigjilencë

schedule11:33 - 4 Korrik, 2022

schedule 11:33 - 4 Korrik, 2022

Komiteti i ekspertëve në Greqi njoftoi se do të rishqyrtojnë masat e Covid-19, pasi kohët e fundit rastet me koronavirus në vend janë rritur ndjeshëm.

Gjatë konferencës për shtyp, e cila u zhvillua sot komiteti i ekspertëve la të nënkuptohet se çdo skenar për rikthim të masave anti-Covid është i mundur, madje dhe përdorimi i maskës.

“Rekomandimet për përdorimin e maskës do të shqyrtohen nga komisioni bazuar në të dhënat epidemiologjike”, tha nënkryetari i EODY, Dimitris Paraskevis i cili vuri në dukje se Greqia është një nga vendet e pakta që ka ruajtur përdorimin e maska në një kohëzgjatje kaq të madhe.

Ekspertët i bënë thirrje qytetarëve për rritje të vigjilencës.

Sipas komitetit të ekspertëve rritja më e madhe e rasteve është vërejtur në moshat 18 deri 24 vjeç.

Sipas Dimitris Paraskevis zonat me rritjen më të madhe të rasteve janë ishujt e Jonit, Kreta, Egjeu Jugor dhe Atika.

Rritje e ndjeshme, sipas të dhënave të EODY, është shënuar edhe në shkallën e riinfektimeve në 3 javët e fundit.

Janë 150,000 deri në 200,000 raste aktive me Covid-19 në Greqi sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!