Moti keq dhe me reshje te dendura bore gjatë mbrëmjes të së dielës ka shkaktuar probleme të shumta në qarkullimin e makinave në zonat verilindore.
Prania e borës me intensitet të lartë dhe erëra të forta ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e makinave dhe lëvizjen e njerëzve edhe në qytetin e Bulqizës.
Gjithashtu probleme janë shfaqur edhe në rrjetin e energjisë elektrike, pasi disa zona kanë mbetur pa energji si pasojë e përkeqësimit të kushteve të motit.
Brenda qytetit lëvizja e qytetarëve është e bllokuar pasi rrugicat janë të mbuluara nga bora.
Kukësi dhe Dibra gjithashtu kanë shfaqur probleme për të shkak të temperaturave të ulëta dhe reshjeve të dendura të borë.
Si pasojë e rëndesës nga bora janë thyer pemë, shtylla dhe janë këputur përçuese elektrikë, duke lënë pa energji rreth 80% të Dibrës.
Ndërkohë lartësia e borës në zonat malorë Kukës arrin në 60cm, ndërsa në qytet 15 cm. Sakaq rrugët rurale janë të qarkullueshme me zinxhirë, përveç rrugës që lidh Njësinë Administrative Arrë, me rrugën nacionale.
/abcnews.al/