Bulqiza jo vetëm krom, por dhe hidrogjen/Pedagogu ndan detajet nga kërkimi shkencor: U gjet 1000 metra nën tokë

schedule08:46 - 13 Shkurt, 2024

schedule 08:46 - 13 Shkurt, 2024

Pedagogu i universitetit Politeknik të Tiranës, Bardhyl Muçeku së bashku me një grup kërkimor studiuesish kanë zbuluar në Shqipëri depozitën e “arit pa ngjyrë”.

Ata kanë treguar përmes këtij studimi një burim të madh gazi natyror 1000 metra nën tokë në Bulqizë, e cila njihet tashmë jo vetëm si burimi i kromit, por edhe i hidrogjenit.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit, Muçeku ka ndarë detajet nga kërkimi shkencor, duke theksuar se vendet me gjeologji të ngjashme, janë objektiva për gjetje burimesh hidrogjeni natyral.

“Lajmi i mirë për Shqipërinë është se ne kemi shumë male të tjera. Këto lloj shkëmbinjsh nuk janë të përshkrueshëm. Lajmi është që është gjetur një vendburim i vogël që nuk është gjetur më parë, por ne duhet të kërkojmë më shumë.

Procesi ndodh në një temperaturë të caktuar. Sot po mendohet, le të themi rastin e masivit të Bulqizës dhe mendohet që mund të ndodh dhe sot ky lloj procesi. Por duhet të kemi kujdes, pasi procesi është i ngadalshëm. Largimi i Hidrogjenit unë nuk mendoj se përbën problem. Në rastin tonë ne mendojmë se nuk po prodhohet tani, është prodhuar me miliona vite edhe është akumuluar aty. Është i izoluar, sepse miniera ka prekur një zonë të prishjeve tektonike me thellësi 80 gradë dhe ne mendojmë që ky lloj shkëmbi është hidrogjeni”, u shpreh pedagogu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!