Bullizmi, në krye të dhunës online/ Ekspertët: Shtohen ndjeshëm denoncimet

schedule15:21 - 7 Shkurt, 2024

schedule 15:21 - 7 Shkurt, 2024

Nga talljet e fyerjet  e deri tek kërcënimet e shantazhet.

Janë këto ngacmimet  më të shpeshta të shumë fëmijëve  dhe adoleshenteve  në rrjetet sociale, kryesisht  tik tok dhe instagram, duke i  vënë ata përballë presionit psikologjik e shpesh duke u bërë shkak  dhe për konflikt fizik.

“Sidomos në shkollë ka plot raste. Psh tallen jo je i shkurtër, ka raste të ndyshme, sidomos nga pamja fizike. I ka shkaktuar stres, i bën të mos vijnë në klasë, ta lenë orën e mësimit.”

Bullizmi  ka kaluar në formën kryesore të dhunës online.  Në platformën kombëtare për sigurinë në internet I sigurt.al vitin e shkuar  u raportuan të paktën 20 incidente ccdo muaj,  160 % më shumë në raport me  vitin 2022.

Denoncimet ishin kryesisht nga vajza dhe  mosha  nga 15 në 18 vjecc.

“Fenomeni më i raportuar është bullizmi me 35 % të rasteve, gjuha e gjuha e urrejtjes me 21% dhe 15% kërcënimet apo fyerje e ofendime online. Ngacmimet seksuale kemi rënie të raportimeve me rreth 12-13% të rasteve në krahasim me vitet e kaluara që kanë përbërë numrin më të madh të raportimeve në platformë.”

Probleme që nisin online e shumë shpesh   transferohen në shkolla e klasa.

“Përgjithësisht e kemi vënë re në klasat e dhjeta që na vijnë nga nëntëvjeccarja , që kanë dhe moshën me të vështirë për të kuputar  sa e rëndëisshme është të jesh i sigurt në raport më marrëdhënien online, që në gurpet e tyre të vogla në rrjetet sociale mund të fillojë me një lojë, me një meme me një fjalë të hedhur me një shaka që mund të marrë përmasa që reflektohen në shkollë se janë në një shkkollë klasë ajo qejfmbetje e krijuar në hapësirën online krijohet dhe në atë fizike”

Një situatë kjo që sipas  organizatave në mbrojtje  të fëmijëve  nxjerr në pah problemet në komunikim,  por  dhe nevojën për  ndryshime ligjore

“Ka probleme serioze të komunikimit mes fëmijëve, prind fëmijë, institucuoneve ku janë fëmijët ku përgjithësisht janë shkollat kështu që nëse ka diccka që ne duhet ta shohim me shqetësim të paktën në raport një vit me shumë ankesa, 160% rritje ankesat, thirrje për institucuonet, e para ne kemi mangësi serioze në gjithë arkitekturën që duhet të mbrojnë fëmijët dhe e dyta për mbrojtjen online që se kemi për fëmijët. Ka nevojë për ligj sicc e kanë shtetet në Europë e ShBA qe detyrojnë kompanitë për të raportuar. Evidenton, incidentin, raportoje.”

Ndërkohë shkolla të ndryshme si gjimnazi “Sami Frashëri” në Tiranë përpiqen të  ndërgjegjësojnë  nxënësit lidhur me të qenit I sigurt në internet përmes  aktiviteteve ku të pranishëm janë dhe prindër

“Meqë jemi në epokën e teknologjisë brezi i ri është pak më i informuar se brezat e mëparshëm”

Nxënësit e klubit të inteligjencës artificiale ndërsa tregojnë  se e  thjeshtë është që dikush të ketë akses në kompjuterin e dikujt tjetër këshillojnë

“Të mos shkarkojmë file të dëmshme dhe të rastësishëm “

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!