Bullizmi dhe rastet ekstreme/ Fenomeni që po rrezikon jetën e të miturve dhe adoleshentëve shqiptarë

schedule11:54 - 20 Shkurt, 2025

schedule 11:54 - 20 Shkurt, 2025

Bullizmi është kthyer në një fenomen shqetësues, duke cënuar fëmijët dhe jo vetëm. Rastet e fundit, kanë ngritur alarmin, pasi kanë përfunduar edhe me vetëvrasje.

Gjuha e urrejtjes dhe bullizmi është në rritje në krahasim me vitet e kaluara. .

Të ftuara në “ABC e Mëngjesit”, mjekja Lida Shosha dhe Albana Mehmeti folën për këtë fenomen që po rrezikon jetën e të miturve dhe të adoleshentëve shqiptarë.

“Është një shqetësim, sepse së pari jam nënë, jam familjare, kam fëmijë. Edhe fëmijët e mi janë bullizuar dhe jam detyruar që t’i transferoj në një ambient tjetër shkollë. Fatmirësisht situata u zgjidh. Por edhe si mjek shpesh kemi rastisur me paciente që kanë bërë veprime ekstreme nga bullizimi. Është një situatë që nuk mund të neglizhohet më. Sepse po shohim që adoleshentët po vrasin njëri tjetrin.

Nga ana e saj Albana Mehmeti u shpreh se kjo çështje duhet të trajtohet më me shumë vëmendje dhe kujdes, duke theksuar se fillimisht fokusi duhet të jetë tek edukimi, por edhe komunikimi i cili sa vjen edhe zbehet.

“Kjo çështje mendoj se së pari është çështje edukimi por edhe mendoj se ka humbur komunikimi me prindërit, mësuesit, por edhe me psikologun e shkollës. Ne kemi pasur problematika që në fillore deri në gjimnaz, shuhen disi në universitete sepse janë më të përgjegjshëm”, tha ajo.

Sot të rinjtë e kanë fokusuar vëmendjen e tyre në lojërat online dhe sfidat që i “hapin njëri-tjetrit”.

“Duhet të ndërpritet promovimi i modele të dëmshme, sidomos për brezin e ri që janë në procesin e rritjes. Përse nuk u ofrohen modele të shëndosha? Çfarë ofrojnë ata që zihen gjithë ditën dhe ofrojnë fjalor banal. Kanë arritur dhe në dhunë fizike, pra nuk përcjellin asnjë ide të dobishme për rininë”, tha më tej Shosha.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!