Bullgaria me trajner të ri. Drejtuesit e Federatës kanë vendosur më në fund për timonierin e ri të skuadrës, dhe ai është Yasen Petrov.
Ky i fundit ka një eksperiencë të madhe në pankinë, teksa karrierën e trajnerit e ka zhvilluar mes vendlindjes dhe Kinës.
52-vjeçari ka provuar të veshë tre herë fanellën e Bullgarisë gjatë kohës kur luante si mesfushor. Petrov ka firmosur një kontratë njëvjeçare, me opsionin e rinovimit për një tjetër vit.
Bullgarinë e vuri shorti i eliminatoreve të Katar 2022 në grupin C. Rivalët e kombëtares ballkanike janë Italia, Zvicra, Irlanda e Veriut dhe Lituania. /abcnews.al