Bullgaria do të hapë shkollat, restorantet dhe kinematë nga e hëna. Vendimi vjen pasi vala e tretë e pandemisë COVID-19 filloi të tregonte shenja dobësimi, njoftoi sot ministri i Shëndetësisë, Kostadin Angelov.
Qendrat tregtare do të hapen javën e ardhshme, dhe kafenetë dhe klubet e natës do të jenë në gjendje të presin mysafirë me kapacitet 50 për qind nga data 29 prill.
Vendi ballkanik me shtatë milionë banorë regjistroi sot 3.556 raste COVID-19, që është më pak se mesatarja e tri javëve të fundit, e cila ishte rreth 4.000 raste në ditë.
“Ne jemi dëshmitarë të hapave të parë që çojnë në fund të valës së tretë,” tha Angelov, duke shtuar se klasat do të hapen nën mbikëqyrjen e veçantë të rojeve të sigurisë, të cilët do të monitorojnë që shkollat nuk janë të mbipopulluara.
Që nga fillimi i epidemisë, 364.419 raste janë regjistruar në Bullgari dhe 14.034 pacientë kanë vdekur