Ervin Bulku, pjesë e stafit të kombëtares, është pjesë e panelit të emisionit “Pressing” në ABC News. Ai ka analizuar ecurinë e kuqezinjve. “Kishim mundësi të merrnim më shumë. E nisëm keq, me Turqinë që humbëm. U ndëshkuam në nj ndeshje të dobët. Fituam me Andorrën dhe më pas dominuam me Islandën. Klima ka ndryshuar në kombëtare”, tha fillimisht Bulku.
“Ka pasur gjithmonë objektiva, që kur erdhi De Biasi. Nuk ndodhi në dy vitet e para. Presidenti i dha mundësinë sërish. Ai u ka dhënë kohën e duhur të gjithë trajnerëve. Duhet të jemi me këmbë në tokë, nuk mund të shkojmë para Francës. Me De Biasin shkuam në Europian. Kam qenë lojtar dhe ndihmës i tij. Kur shkojmë e dinë të gjithë. Me Panuccin nuk shkuan gjërat si duhet. Kishim rivalë Turqinë dhe Islandën. Me këta ishim pa fat, u mundëm. Ishte ndeshje e barabartë. Kur e kemi mundur më përpara në Islandë? E dominuam Turqinë në fushën e tyre, besoj jemi dakord. Ku ka pasur Shqipëria shtatë raste?!”.
“Barazimi me Andorrën? Nuk është gabim i trajnerit, është i të gjithëve. Kemi lojtarë që nuk bëjnë diferencë të madhe mes njëri-tjetrit. Ishte e pafalshme që të mos fitonim. Çfarëdo që të them do ma hidhni poshtë. Jemi munduar gjatë gjithë javës ta karikojmë skuadrën. U kemi thënë se kjo është ndeshja që duhet ta fitojmë patjetër. Shumica e lojtarëve e kishin mendjen te Franca. Jemi munduar ta karikojmë ekipin”, shtoi ndihmëstrajneri i kombëtares.
Milaim Zeka, politikani i njohur shqiptar nga Kosova, shtoi më pas: “Folët për dy ndryshimet e Shqipërisë me Andorrën. Është vërejtur mungesa e Muriqit. Vetëm një lojtar mundet ta ç’rregulloje krejt lojën e një ekipi. Është e pafalshme ajo që ka bërë Reja me Andorrën, pasi bëri eksperimente. Ishte një zhgënjim i madh edhe për tifozët, edhe për ne të gjithë. Është dashur të shihet Andorra sikurse Franca”. /abcnews.al