Ka nisur nata e dytë e audicioneve në Dance Reality Show “T’ka mami yll”, ku fëmijët do të garojnë përballë njëri-tjetrit.
Që në fillim kanë startuar emocionet, pasi kryetari i jurisë Albi Nako ka bërë të ditur emrat e fëmijëve që kanë fituar betejën për t’u bërë konkurentë zyrtarë.
Ata që kanë kaluar sfidën janë Joniana, Orkidea, Mikele dhe Kristina.
Ndërsa fëmijët që nuk kanë mundur t’ja dalin dot mbanë janë Bora dhe Bukuria. Mamaja e kësaj të fundit është revoltuar duke mos e pranuar eleminimin. Madje e ka konsideruar të padrejtë, duke akuzuar Albin se nuk ka marrë vendimin e drejtë.
“Atë e ke zgjedhur për pjesë shoë, por kërcim ta harrosh. Nëse Kristina është zgjedhur, bën më show se Bukuria dhe mami saj se unë, jo për kërcim se për kërcim nuk ishte. Në qoftë se ke ndërgjegje, në rregull. Nuk po them që të merrte çmimin e parë, por nuk ja vlente që të mos futej që në këtë fazë se më solle deri këtu. Unë nuk doja të hyja, të më thoje që në fillim. Edhe ata që nuk kanë qenë në kurs asnjëherë janë më mirë se Bukuria. Këtë e kupton çdo njëri, edhe ata që nuk kanë qenë në kurs anjëherë janë më mirë se Bukuria. Ka fëmijë këtu që kanë ardh nga shtëpia, qenka më mirë se Bukuria që ka qenë 5 vjet në kurs. Dua diçka të drejtë, në qoftë se vajza ime nuk e meriton nuk do flisja kurrë. A e kupton ti se çfarë sikleti kam unë”, tha nëna e Bukuries. l.k/abcnews.al