Abcnews.al ka zbardhur dosjen e prokurorisë italiane e cila fundosi bandën shqiptare të trafikut të drogës, ku u arrestuan 7 shtetas shqiptarë, mes tyre dhe këngëtarja e njohur Elsa Lila.
Ajo që vihet re në dosje janë kodet që përdoren nga ana e anëtarëve të bandës, ku fjalën kilogram droge ata e zëvendësojnë me “bukë.
Ndërkohë që një tjetër kod shihet edhe gjatë bisedës mes kokës së grupit Arind Boçi dhe Elsa Lilës, ku përmendet “babagjyshi i Krishtlindjeve’, kur flitet për vendin e fshehtë ku mbaheshin paratë e organizatës.
Shtatë të arrestuarit shqiptarë janë:
Petrit Bardhi i thirrur me nofkën TITI, 48 vjeç
Arindi Boçi i thirrur me pseudonimin Rindi, 36 vjeç
Glend Burhanaj i thirrur me pseudonimin Qorri 33 vjeç
Elsa Lila, kengetare shqiptare 41 vjeç
Gjino Lleshaj, 40 vjeç
Leonard Vacaj 49 vjeç.
Françesk Ndreja, i thirur me nofkën Çesku, 29 vjeç /Abcnews.al/
Lexo edhe: “Gjej një mik të fortë dhe mos harro…”/ Zbardhen përgjimet që fundosën Elsa Lilën