Bujqësia pa punëtorë, fermerët: Mbjellim ato kultura që nuk duan fuqi punëtore

schedule11:26 - 3 Gusht, 2023

schedule 11:26 - 3 Gusht, 2023

Bujqësia duket se është sektori që së fundmi ka mungesë të theksuar të fuqisë punëtore.

Gazetarja Valbona Davidhi raporton për ABC News se fermerët në Fier janë të shqetësuar dhe e kanë të pamundur që të mbjellin shumë kultura bujqësore pasi e kanë të pamundur kujdesin dhe vjelljen e tyre.

Ndër të tjera mësohet që për të shmangur fuqinë punëtore fermerët shumica kanë zgjedhur që të mbjellin shalqi dhe pjepër që janë dhe më të thjesht për tu vjelur dhe që për këtë ato fusin në punë edhe fëmijët e tyre.

Fermeri Gentjan Duraj është shprehur se edhe pse pagat janë rritur ndjeshëm mungesa e punëtorëve sa vjen dhe shtohet në këtë sektor.

“Punëtori është problem ndaj dhe serën e dedikuar për perime kam zgjedhur që ta mbjell pjepër dhe shalqi pasi nuk do shumë fuqi punëtore. Tani po punojmë shumë me sakrificë. Pjepri në krahasim me domaten, kastravecin, specin apo perimet e tjera ka më pak mund. Pagat janë të mira tani por që nuk ka njerëz”, ka thënë fermeri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!