Bujqësia e shëndetësia, më shumë para/ Malaj: Sektori bujqësor do të përfitojë 150 milionë euro

schedule14:06 - 5 Nëntor, 2024

schedule 14:06 - 5 Nëntor, 2024

Bujqësia do të marë më shumë financim nga arka e shtetit vitin që vjen. Gjatë diskutimit në komisionin e ekonomisë minsitri i financave Petrit Malaj tha se Shqipëria ka pasur një rritje të fondeve për këtë sektor vit pas vit duke arritur në rreth  150 mln euro për vitin e ardhshëm. Shpenzimet për vitin 2025 janë planifikuar të rriten me  rrteh 7 milionë euro, krahasuar me vitin aktual.

Në fokus të buxhetit për vitin e ardhshëm do të jetë edhe shëndetësia  e mbrojtja sociale.

Kreu i financave sqaroi se  në projektbuxhet nuk është përfshirë skema e rishikuar e pensionve dhe kjo do të reflektohet në momentin që do jetë gati.Me rritjë në buxhetin e ardhshëm është vetëm fondi për bonusin.

Deputetë të maxhorancës i këkruan kreut të financave që të hartojnë sa më një rishikim të skemës së ndihmës ekonomike dhe të pensioneve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!