Fermerët shqiptarë po përdorin metoda të reja në bujqësi, për të mbrojtur bimët, duke hequr dorë nga përdorimi i pesticideve.
E njofur ndryshe si “lufte biologjike”, mbi 500 fermerë në të gjithë vendin janë trajnuar dhe po aplikojnë një skemë të tillë.
Përdorimi i pesticideve është kthyer në një shqetësim për shëndetin publik, ndërsa siguria e konsumatorit është kusht i Bashkimit Europian në kapitujt për Bujqësinë, fermerët të cilët aplikojnë këto metoda të reja sipas standardeve të BE përfitojnë gjithashtu edhe nga skema e subvencioneve.
“Protokolli i parë vazhdon me analizen e tokës, mbi bazën e analizës së tokës mbillet kultura, mbi bazen e bimës përcaktohet protokolli për luftën biologjike që të mos përdorim insekticide.”
Agronomi Dhimitraq Qorri, tregon se kjo ka dhënë rezultat në zonën e Lushnjes.
“Efekti është gati 100, rritet eficenca, nuk kemi përdorur pesticide.”
Por si mund të aplikohet duke luftuar dëmtuesin me organizma të gjallë, pa përdorur spërkatjet me perparate kimikë?
“Hapi i parë fillon me vendosjen e shiritave, pra kjo bëhet që bima të mos trajtohet me pesticide, përdorimi i tyre është zero.”
Ndryshimet klimatike dhe zhvillimi i agroturizmit, ka shtuar vëmendjen e feremerëve shqiptarë edhe për farërat. Së fundmi janë rikthyer në kultivim ato autoktone.
“Farërat autoktone nevojiten sepse janë te trasheguara nga te paret tanë, kane patur edhe kushte te pershtatshme per kultivimin e tyre, po hasemi edhe me veshtiresi keto kohe me ndryshiminbe kushteve klimatike, jemi munduar t’i trajtojme këto fara dhe të ruajmë banken gjenetike te tyre.”
Së fundmi fara autoktone po kultivohen në zonën e Cërrikut dhe Gramshit, jo vetëm nga feremerët, por edhe bizneset e agroturizmit, pas interesit të të huajve për të provuar shije shqiptare.
“Po kërkohet mënyra tradicionale gatimi, jo pa qellim ne keto fara po i ruajmë dhe trashegojmë. Misri fare sulova i trashëguar nga të parët tanë që ka karakteristika kultivimi të përshtatshme dhe nga perimet është domatja zemër kau.”
Prej vitit 1998 në Shqipëri funksionon Banka Gjenetike ku ruhen mijëra fara bimësh.
“Është një vlerë e shtuar se ato rigjenerohen, shtohen dhe nuk humbasin. I kemi nga të gjitha zonat e Shqipërisë, konkretisht për zonen e Dibrës janë zgjedhur ato që i përshtaten dibrës, Tiranës apo me radhë.”
Banka gjenetike nuk i shet farat, por i jep falas, por fermerët duhet duhet të kthejnë një sasi të prodhimit që ajo të mos humbasë. / abcnews.al



