Zv/kryeministri i Maqeonisë së Veriut Bujar Osmani ka shprehur solidaritetin e qeverisë së tij në lidhje me tërmetin që dogoditi sot Shqipërinë. Përmes një postimi në facebook ai thekson se
“Sot fqinjët tanë në Shqipëri u zgjuan të ballafaquar me një fatkeqësi të madhe. Krahas dëmit të madh material, tërmeti katastrofal veç më mori edhe viktimat e para për çka dua të shpreh keqardhje dhe ngushëllime familjeve të tyre, dhe njëherit të shpreh edhe shpresë për shërim të shpejtë të të lënduarve.
Si Qeveri veç më jemi në komunikim me Qeverinë e Shqipërisë dhe vendosëm në dispozicion të gjitha kapacitetet tona për ndihmë eventuale dhe mbështetje të Shqipërisë mike, dhe qëndrojmë në dispozicion për reagim të shpejtë kurdo që kjo të jetë e nevojshme dhe të kërkohet”. /abcnews.al