Bujar Nishani deklaroi gjatë konferencës për mediat të grupimit “për PD” se cilido të jetë kryetar i partisë pas zgjedhjeve brenda PD, kërkesa për largimin e Bashës do vijë duke u rritur.
Nishani tha se kushdo prej kandidatëve të tjerë do e drejtojë partinë më mirë se Lulzim Basha.
“PD është pjesë e një sistemi që pas 25 Prillit nuk pësoi asnjë ndryshim. Duke qenë se jemi pjesë e një mekanizmi konkret do vazhdojmë betejën për PD. Unë personalisht, pas 24 qershorit, cilido të jetë fati i Bashës në këto zgjedhje, kërkesa për largimin e tij do vijë duke u rritur nga anëtarësia dhe opinioni publik.
Në këto vite i vetmi kandidat që ka luftuar është Harxhi. Këtë duhet ta rikutojmë. Harxhi nuk është e rastësishme si kandidate, Është një histori e gjatë personale. Ka debatuar dhe ka ngritur zërin.
Unë mendoj se cilido prej kandidatëve që do fitojë do e drejtojë PD më mirë se zoti Basha. Por unë mendoj se probabilitetin më të lartë e ka zonja Harxhi”, u shpreh Bujar Nishani./mv.abcnews.al