Deputeti i PD Bujar Leskaj gjatë diskutimeve në Komisionin e Ekonomisë nuk i ka kursyer kritikat kundrejt ministres së re të Financave Delina Ibrahimaj, duke e quajtur të papërgjegjshme.
“Si do shpenzohet borxhi i marrë, cilat janë përpjekjet që bëni për të ulur deficitin buxhetor? Në fillesat tuja nuk shikoj përgjegjësi, më vjen keq ta them Ju nuk i përgjigjeni pyetjeve tona dhe është për të ardhur keq, secili deputet bën atë pyetje që do dhe nuk i përgjigjet diskutimit të tij. Nuk keni për borxh ndaj nesh që tu përgjigjeni të gjitha pyetjeve. Bëtë një krahasim për të qeshur e krahasojmë me James Bond i cili punon operon dhe vret për të mirën e njerëzimit”, tha Leskaj.
Nëse borxhi do të përdoret për për lëshimin e satelitëve në hapësirë, Leskaj tha se kjo do ta vriste ekonominë e vendit tonë.
“Një borxh i marrë keq është i marrë keq për qëllimet që ai do përdoret. Nëse përdoret për lëshuar satelitë në hapësirë i vret financat e vendit, të një vendi me ekonomi të brishtë. Borxhi i jashtëm shkon në këto 5 vite në 2.2 miliard euro i marrë vetëm përmes eurobondit. Lideri global vetëm shton më tej borxhin publik. Ne po marrim 2 eurobonde me vlerë totale”, shtoi ai. /abcnews.al