CEO i Bugatti, Mate Rimac ka zbuluar se një model krejtësisht i ri me motorin klasik është në zhvillim e sipër. Sipërmarrësi kroat pohon se shoferët do të “çuditen” me super makinën e re dhe se do të ketë tipare që nuk i kanë parë ndonjëherë në një makinë prodhimi. Modeli i ri do të ketë një motor me djegie të brendshme dhe pritet të arrijë në vitin 2024.
“Nuk dua të flas shumë për planet e ardhshme, por mund t’ju them se do të habiteni. Ju do të habiteni veçanërisht nga tiparet që nuk janë parë ende në asnjë makinë tjetër, dhe unë po përpiqem gjithashtu për një motor me djegie. Ka një të ardhme për motorët me djegie në Bugatti.”, tha Mate Rimac.
Viti i kaluar ishte më i suksesshmi i markës në historinë e tij 112-vjeçare, duke marrë gjithsej 150 porosi. Kompania pretendon se 60 përqind e atyre porosive të personalizuara ishin nga klientë të rinj. Për më tepër, Chiron dhe të 40 njësitë e makinave të reja Bolide u shitën në jo më shumë se dy muaj nga lansimi. /abcnews.al