“Bufi është përgatitur për në opozitë”, Rama ironizon nga Elbasani: E hoqi Dashin se nuk do i shkonte më nga pas më 12 maj

schedule15:54 - 28 Mars, 2025

schedule 15:54 - 28 Mars, 2025

Rama: Jemi në lista të mbyllura sepse donim të mos zinim të gjithë hapsirat e garës. Këtu në Elbasan keni një shembull tipik, Dash Sulën. Dash Sula, që unë i them gjeli i detit, fitoi primaret, është po i thosha qëparë, nëse mua do më thonin hiq njëri nga këta që flasin në parlament, Dash Sulën do hiqja, sepse është më i vështiri në parlament Edhe këneta e nxori jashtë komplet, pavarësish se fitoi primaret. Më vjen mirë që Dashi nuk do jetënë parlament dhe s’ka gjë më të ëmbël kur kundërshtarin më të vështirë ta heq kundërshtari vetë.

Ne kemi bërë një listë, për të qeverisur sot dhe për të siguruar se Shqipëria edhe pas hyrjes në BE është në duart e sigurta të një force politike që ka në AND e vet ndryshimin e vetes. Bufi është përgatitur për në opozitë. Sula u hoq për 12 majin. Se ku bufi të dalë të thotë na i vodhën, zor se gjeli i detit do i shkonte nga pas. Po Dashi është i lirë në fushat e Peqinit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!