Barcelona kërkon të përforcohet dhe objektivat janë disa. Gazeta katalanse “Sport” raporton se klubi i LaLiga tentoi të marrë Ganluigi Buffon si portier të dytë, por është refuzuar nga veterani italian.
Portieri i larguar nga Juventusi kërkon një ekip ku të mund të luajë dhe jo të bëjë profesorin, duke i dhënë këshilla portierit të parë.
Katalanasit duan edhe sulmues dhe në kushtet që Ousmane Dembele refuzon të rinovojë, Raheem Sterlind i Manchester City është objektivi i ri.
Burimi i lartpërmendur shkruan se anglezi është një dëshirë e madhe e Barcelonës, që nga ana tjetër e di mirë se nuk do e ketë të lehtë.
Që të arrihet te Sterling Barcelona duhet të grumbullojë të ardhura nga shitja e lojtarëve si Philippe Coutinho, Miralem Pjanic dhe Samuel Umtiti. /abcnews.al