Gianluigi Buffon la Juventusin këtë verë dhe kaloi te Parma në Serie B. Së fundmi ai ka folur për këtë zgjedhje dhe parashikoi për sa kohë mund të vazhdojë të luajë.
“Pse u ktheva në Parma? Në moshën time, nuk kam dyshim se mund të jem ende një lojtar i nivelit të lartë. Jam i sigurt se mund të bëj mirë për 4-5 vitet e ardhshme. Kam përvojë dhe nuk dyshoj për performancën.
Dyshimet vijnë nëse bën një zgjedhje që nuk ju ngroh shpirtin siç duhet. Kjo nuk është ajo që mendova kur zgjodha Parmën. Ky klub kishte karakteristikat e duhura për të më lejuar të fitoja këtë sfidë të re”, tha Buffon. /abcnews.al