Në një intervistë për portalin meksikan Tudn.com, Gianluigi Buffon foli për të ardhmen e tij të mundshme dhe çfarë e shtyn atë të mos braktisë botën e futbollit:
“MLS apo Liga MX? Këto janë përvoja që do të doja të kisha. Pasi të jem të kthehem me Parmën në Serinë A, do të shohim se çfarë do të ndodhë. Nuk e di nëse nesër do të jem trajner apo menaxher, gjithmonë dua të përmirësohem. Fakti që nuk e kam fituar Ligën e Kampionëve është ajo që më mban gjallë shpirti konkurrues. Mbaj në formë dhe për këtë e respektoj profesionin tim. Ndoshta nëse do ta kisha fituar do të kisha dalë tashmë në pension sepse nuk kam asnjë qëllim të rëndësishëm për të arritur”. /abcnews.al/