Budina: Nëse jemi pozitiv, koronavirusi doli nga spitali, jo nga protesta

schedule19:35 - 19 Qershor, 2020

schedule 19:35 - 19 Qershor, 2020

Dy vëllezërit Edmond dhe Robert Budina sipas ISHP-së kanë dalë pozitivë me koronavirus. Në një intervistë për “Mbrëmje në Abc”, me Mirela Milorin, regjisori Robert Budina është shprehur se ky është një sulm politik që i është bërë figurës së tij dhe të vëllait.

Budina ndër të tjera ka theksuar se nesër do të zhvillojë një tjetër test për të parë nëse është apo jo i vërtetë lajmi se ato të dy janë të infektuar.

Regjisori është shprehur se dhe nëse është e vërtetë që ato janë të infektuar me koronavirus, pikënisja e infektimit nuk janë protestat, por është varrimi i hallës së tyre ku një i afërm që ka qenë pjesëmarrës është infektuar me koronavirus në spital.

LEXO EDHE: Robert Budina: Silva Bino na kërkoi të bënim testin, nuk më ka dhënë dokument

Do të bëjmë një tjetër testim që të jemi të sigurtë për veten dhe familjarët për tu bindur. Unë kam dyshimet e mia pas bisedës që kam bërë me zonjën që më ka kërkuar testimin, ndërkohë që nuk prano që të bëjnë testimin te familjarët një gjë e tillë nuk është e qartë. Vëllai është shkëlqyeshëm me shëndet, Mondi është shumë mirë dhe ka dashur që të qëndrojë në qetësi për shkak të ngarkesës së ditës. Ai fatmirësisht ka qenë shumë mirë dhe kjo nuk ka qenë çështja jonë që jemi apo jo me Covid por kanë qenë çështje të tjera politike për të mbuluar këtë

Unë kam 10 ditë që nuk kam dalë nga shtëpia pasi kam pasur shumë projekte pezull, dhe nuk kam pas kontakte por nga kontaktet dhe komunikimet me miqtë e mia asnjëri nuk ka shqetësimi. Sulmi jonë ka lidhje me protestat. Edhe nëse do të ishte e vërtetë se ne jemi të prekur pika nuk është protesta por varrimi i një të afërmi tanë që ka qenë një person i infektuar me koronavirus. Ky është kontakti i drejtpërdrejtë, dhe zonja që më ka kërkuar testimin dhe ajo atë më ka thënë që një i afërmi jonë ka marrë.Halla ime ka qenë në spital dhe ajo ka ndërruar jetë, dhe një i afërm që i ka qëndruar pranë ka rezultuar pozitiv me koronavirus”, është shprehur Budina.

Gjithashtu nga Abc News, Budina ka kërkuar ndjesë të gjithë personave që nuk ka mundur që ty ktheje përgjigje, duke theksuar ndër të tjera se ky është një sulm gjenocid ndaj figurës së tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!