Myslimanët që vizitoi Françesku/ Banorët kujtojnë me emocion pritjen që i bënë Papës në 2014

schedule12:35 - 22 Prill, 2025

schedule 12:35 - 22 Prill, 2025

Banoret e Bubqit në Fushë Krujë e kujtojnë me emocion viziten e Papës në fshatin e tyre në 2014, kur Ati i Shenjtë erdhi në Shqipëri. Ata ndihen të privilegjuar që Papa Françesku i përshendeti dhe i vizitoi, teksa pa nga afër një strehimore për fëmijë të braktisur të mbështetur nga misionarët katolikë.

Banorët e fshatit me shumicë të besimit mysliman tregojnë për pritjen që i bënë Papës dhe thonë se bashkëjetesa fetare është një nder vlerat më të mira që kemi.

“Privilegj shumë i madh që vizitoi Papa fshatin tonë. Dolëm te porta me fëmijë duke e përshëndetur. Na përshëndeti me dorë, na dha emocione… 

E mbaj mend shumë mirë se sa pata hyrë në shtëpi të re …

Na erdhi drita, na erdhi rruga

Patëm dalë si familje… na ka përshendet me dorë”

Ky fshat rreth 40 km larg Tiranës ishte ndalesa e fundit e Atit të Shenjtë para se të largohej nga vendi ynë kur e vizitoi shtatorin e vitit 2014.

I madh e i vogël edhe nga fshatra përreth tregojnë banorët e zonës ishin rreshtuar në anë të rrugës ku do të kalonte makina e tij vetëm për një përshëndetje.

“ Na pershendeti, kemi shku te Betania, e kemi parë nga afër
Na ka përshëndet të gjithëve.”

Lajmi i largimi i Atit të Shenjtë nga jeta tokësore i trishton. Si për të treguar bashkëjetesën fetare mes shqiptarësh vlerësuar dhe nga Papa Francesku në atë kohë ngushëllimet i shprehin si ja do feja e tyre.

“Ne jemi myslyman e themi shkoftë shpirti në xhenet

Një zot kemi… Zoti e çoftë në parajsë”

Papa zgjodhi të vizitojë Bubqin pasi këtu ndodhet Qendra Betania.  Falë misionarëve katolikë italianë atë rreth 70 fëmijë jetimë, të braktisur, e me probleme sociale e kishin strehë në atë kohë.

Qendra këtë të hënë i ka dyert e mbyllura. Banorët e saj janë larguar në mëngjes herët drejt një qyteti tjetër, një ritual që e kryejnë përherë pas Pashkësh.

Por At Davidi, drejtuesi i Famullisë se Bilajt, një fshat pranë  që drejton dhe meshat në këtë qendër thotë se porosia  e Atit të Shenjtë përcillet në Qendër çdo ditë.

“Lejoi fëmijët që të vijnë tek Zoti për të gjej vendin e vet, dashurinë e Zotit…”

42 vjeçari nga Polonia shërben në Shqipëri prej 15 vitesh.  Kur Papa Françesku vizitoi Tiranën shërbente në Malësi të Madhe dhe ishte një prej priftërinjve që takoi me të.

“Si prifterinj kemi marrë pjesë në meshën e shenjtë sheshi Nënë Tereza pastaj te Katedralja… moment i thellë shumë i bukur hera e parë që kam takuar zëvendësuesin e Shën Pjetrit  në botë… e vetmja herë …”

Rreth 11 vjet pas asaj vizite tashmë që drejton një famulli  pjesë e të cilës janë 6 fshatra me rreth 1500 besimtarë katolikë  dhe qendra ku Papa Françesku  la porositë e tij, At Davidi mban në mend  një mesazh të tij.

“ Të jetë bari i mirë, për njerëzit që kemi në kujdes, t’i jemi sa më afër, të shkojmë pas Jezu Krishtit shpëtimtarit tonë”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!