Ferhan Hasani është emri më i lakuar për një kalim në Kategorinë Superiore, pas një aventure në Finlandë. Sulmuesi shqiptar nga Maqedonia e Veriut ka pretendimet e tij dhe Tirana ia ka bërë një ofertë.
Ditën e sotme madje u raportua edhe për një marrëveshje finale, me një pagë mjaft të lartë. Gjithsesi në kampin e kampionëve në fuqi nuk janë ndjerë mirë dhe kanë reaguar.

Tirana hedh poshtë zërat se ka akord me Bunën, edhe pse në reagimin e tyre nuk përmenden emra. Këto ditë, veç sulmuesit janë lakuar si objektiva të kryeqytetasve edhe lojtarë të tjerë, si Jasir Asani dhe William Cordeiro. / abcnews.al


