BTS mund industrinë amerikane, bën histori me “Dynamite”

schedule13:02 - 12 Tetor, 2020

schedule 13:02 - 12 Tetor, 2020

Edhe nëse nuk i kushtoni shumë vëmendje muzikës pop, ka shumë të ngjarë të keni dëgjuar për bandën e djemve K-pop BTS. Grupi korean arriti të ngjitet në vendin e parë të “Billboard Hot 100 Chart” gjatë javëve të fundit, falë “Dynamite” që u publikua në fund të verës.

Në fillim kënga kryesoi për dy javë, për të rënë më pas në vendin e dytë dhe të tretë, por arriti sërish të bëhet kënga më e dëgjuar ndësa ka dominuar listat për gjashtë javë rresht, një arritje që dukej e padëgjuar vetëm gjashtë muaj më parë. Anëtarët e BTS janë të gjithë muzikantë që kanë prodhuar dhe shkruar individualisht këngë në albumet e tyre.

Shkruar nga producenti David Stewart dhe ish-ylli i pop-it në Mbretërinë e Bashkuar Jessica Agombar,”Dynamite” u krijua ndryshe nga mënyra se si funksionon zakonisht banda dhe studioja e saj BigHit.  Në këtë mënyrë, grupi ka përmbysur producentët amerikanë, të cilët mendojnë se duhet të jetë muzika amerikane që duhet të dominojë kudo. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!