BSH ul normën e interesit/ Nunaj: Vendimarrja ul kostot e kredive në lekë. Bizneset me kredi do të kenë përfitime

schedule14:25 - 3 Korrik, 2025

schedule 14:25 - 3 Korrik, 2025

Banka e Shqiperise ka vendosur uljen e normes baze te interesit ne 2.5 perqind. Nga vendimi do të përfitojnë qytetarët që kanë ose marrin ne banka kredi në lekë, të cilët do të paguajnë tashmë keste me te lira.

Ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj komentoi për ‘Money Report’ këtë vendim duke e quajtur si një vendim të paparashikueshëm i cili erdhi si rezultat i vendimarrjes së Bankës Europiane. Më tej, Nunaj tha se kjo normë do të ulë kostot e kredive në lekë, cka do të sjelli më shumë para për xhepat e qytetarëve dhe bizneseve.

“Ishte një vendim që nuk ishte lajmëruar më parë, por kur Banka Europiane mori këtë vendim edhe BSH reagoi. Ishte një vendimarrje e pritshme në kohë.

Kjo vendimarrje e lehtëson ekonominë, është vendimarrje ndihmuese dhe lidhet me uljen e kostos së kredive, më shumë para do të mbeten në xhepat e tyre. Dhe bizneset që kanë marrë kredi do të kenë një situatë më të mirë. Norma është 0.25 për qind, efekti në ekonomi është që do të ulin kostot e kredisë dhe përfitimet e depozitave. Përfituesit kryesorë janë bankat e nivelit të dytë.

Penalizohen qytetarët që kanë depozita në lekë. Efekti i krizave aktuale globale janë një efekt indirekt në Shqipëri sepse nuk kemi një volum tregtar, përveç luftës në Ukrainë që pati një ndikim indirekt.” / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!