BSH: Nënçmimi i euros, shqetësues/ Minxhozi: Po shqyrtojmë skenarët e ndërhyrjes

schedule14:11 - 15 Nëntor, 2024

schedule 14:11 - 15 Nëntor, 2024

SHQIPËRI-   Euro po këmbehet aktualisht me 98 lekë  dhe për Bankën e Shqipërisë ritmi kaq i shpejtë  i zhvlerësimit mbetet një problem.

Gjatë dhënies së opinionit në komisionin e ekonomisë zv.guvernatorja e parë Luljeta Minxhozi tha se po analizojnë situatën për të parë mundësinë se si  mund të ndërhyhet por kjo do të shkaktonte rritje të inflacionit.

Banka e Shqipërisë e sheh si një element shumë të rëndësishëm rishikimin e skemës së pensioneve në vend pasi po krijon një deficit të fortë në buxhet Drejtori i politikave monetare theksoi se ndryshimet klimatike mbeten risk për ekonominë.

Banka Qendrore ka vlerësuar projektbuxhetin për vitin e ardhshëm pasi konsolidon financat dhe ul ndjeshëm borxhin publik.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!